Shembet kisha gjatë kremtimit të Pashkëve, vdesin 13 persona

Një kishë është shembur në Afrikën e Jugut.

Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare si pasojë e shembjes 13 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ata ishin duke kremtuar festën e pashkëve, ndërsa shumica e viktimave thuhet se janë gra, ndërsa mes tyre dyshohet se është edhe një evajzë 11-vjeçare.

Reverend Thulasizëe Buthelezi, kryetari i bashkisë së Zululandit, tha se komuniteti ishte tronditur dhe se ata do të luteshin për të prekurit nga tragjedia.

"Ne jemi këtu në solidaritet, jemi këtu për t'u lutur me kishën, për t'u lutur me familjet dhe për të ofruar mbështetjen tonë që Perëndia me të vërtetë t'i shërojë plagët e tyre".

Presidenti Cyril Ramaphosa vizitoi kishën vitin e kaluar dhe disa nga kongregantët thuhet se kërkuan mbështetjen e tij për të ndërtuar një kishë të re.

Ministri i Punës Mildred Oliphant është anëtar i kishës dhe po planifikonte të merrte pjesë në shërbimin e të Premtes së Mirë.

Pas shembjes ai e vizitoi kishën dhe tha se:

"Edhe në këtë kohë të vështirë, ne ende duhet të kemi besim te Perëndia."