EMRAT/ Aksidenti i rëndë në Rrugën e Kombit, ja kush janë dy të plagosurit rëndë
Një aksident i rëndë ndodhi pak orë më parë në superstradën Milot-Rubik, pranë Urës së Zogut, ku u përfshinë dy automjete, përkatësisht Range Rover me targa AA 131 SE dhe Chevrolet me targa AA 243 UJ.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve, Arjan Nikolla 37 vjeç dhe Klajdi Margjini 29 vjeç.
Burimet thanë se gjithashtu janë plagosur dhe tre pasagjerë të tjerë.
Dy të plagosurit rëndë u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe nuk dihet ende se si paraqitet gjendja e tyre.
Ndërkohë mësohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Pamje nga vendngjarja: