Sfida me Parmën, Gattuso konfirmon rikthimin e dy lojtarëve

Milani do të luajë një ndeshje delikate ditën e nesërme përballë Parmës dhe tre pikët janë një domosdoshmëri e madhe për grupin e Gattusos.

Tekniku italian në konferencën për shtyp para mediave ka prekur një sërë temash, madje dhe polemikat për festimin e Kesisë dhe Bakajokos.

“Ndeshja me Parmën do të jetë e vështirë. Në ndeshjen e fazës së parë, nuk e meritonim të fitonim. Duhet të jemi shumë të saktë, sepse fusha e Parmës na ka shfaqur jo pak vështirësi. Paqueta nesër mund të luajë, edhe Romagnoli gjithashtu mund të jetë i gatshëm.

Kesi-Bakajoko? U fol shumë për ta. Në nivelin mental ata janë shumë të fortë dhe e kanë kaluar me veten e tyre këtë ngjarje”, tha tekniku i Milanit.