FOTO/ Konkurrencë e fortë, ja kush shpallet lojtari i javës në Champions League

Lionel Messi është zgjedhur lojtari i javës në Ligën e Kampionëve.

Ylli argjentinas udhëhoqi Barcelonën në kalimin në gjysmëfinale, duke shënuar dy gola përballë Manchester United.

Barcelona arriti që ndeshjen e kthimit kundër “Djajve të Kuq” ta fitojë me rezultatin e pastër 3-0, ku dy golat e parë të ndeshjes u shënuan nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Argjentinasi në garën për lojtarin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve ka mposhtur Matthijs De Ligt e Ajaxit, Heung Min Son të Tottenhamit dhe Roberto Firminon e Liverpoolit.