VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Conor McGregor

Një kamera e vendosur në trupin e një polici ka zbuluar sot momentin e arrestimit të irlandezit Conor McGregor rreth një muaj më parë, pak orë pasi ai u denoncua nga një fans.

Arrestimi i ndodhur në Majami erdhi pas një incidenti që ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse pati me një fans, duke i thyer celularin në momentin që po bënte foto.

TMZ Sport ka siguruar pamjet e arrestimit të ikonës së arteve marciale mikse dhe i ka bërë publike ato sot.

Kjo çështje mes irlandezit dhe fansit mësohet të jetë zgjidhur dhe palët kanë gjetur një marrëveshje, me McGregor që pritet të rikthehet në kafaz verën e këtij viti.