Nuk fitoi trofe me Napolin, Ancelotti: Kam bilanc pozitiv

Napoli është eliminuar nga Liga e Europës, por Carlo Ancelotti është i mendimit se ai ka një bilanc pozitiv.

“Ndeshja zgjati vetëm 30 minuta, deri në momentin që Arsenali shënoi. Nuk arritëm të bënim nivelin e lojës si ndaj Liverpoolit dhe PSG-së. Lojtarët besuan shumë, por pas pësimit u bë e pamundur. Unë kam një bilanc pozitiv dhe sezonin e ardhshëm do ndërtojmë diçka më të rëndësishme, të gjithë bashkë”, thekson Ancelotti.