'Më thërrasin Drin', historia e trishtë e aktorit Bujar Asqeriut

Në puntatën e ditës së djeshme, Rudina Magjistari kishte një të ftuar special.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur shqiptar, Bujar Asqeriu, i cili gjatë intervistës foli shumë për karrierën e tij, si dhe për jetën private.

Lidhur me këtë të fundit, Bujari ka zbuluar se ai ka dy emra, një që e thërrasin të gjithë dhe një të ligjshëm.

Historia e emrit të tij lidhet me një tragjedi që ka ndodhur vite më parë në familjen e aktorit.

“Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai është ndarë nga jeta kur ishte 6 muajsh. Nëna më kishte treguar se kur ishte zgjuar një mëngjes, ai nuk po merrte frymë. ‘Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela’, më thoshte nëna. Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet. Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar. Punonjësi i gjëndjes civile i kishte thënë: ‘Çfarë është ky emri lumi?’. Ata ishte stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por vazhdimisht më thërrisnin Drini. E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin në emrin e që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje më thërrasin Drini, edhe gruaja. Gruaja më thërreth Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz”, ka rrëfyer aktori, duke bërë kështu konfuz të gjithë publikun që prej kohësh e njihnin atë me emrin Bujar.