Edhe analisti pranë Ramës, e pranon: Ka deputetë që kanë sjellë në Shqipëri, para të drogës!

Një nga betejat më historike të Partisë Demokratike, Ligji për Dekriminalizimin, e cila pasi u fitua nxori zbuluar një pjesë të mirë të deputetëve dhe kryebashkiakëve të Rilindjes, tregoi se deri ku ka mundur të infiltrojë krimi në Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme pas denoncimit të ish-zyrtarit të lartë të policisë Shemsi Prençi në “Opinion”, se deputetë të parlamentit kanë sjellë në Shqipëri para të kriminelëve shqiptarë nga jashtë vendi, edhe një nga gazetarët shumë afër Edi Ramës me qëndrimet e veta, Lorenc Vangjeli, e ka konfirmuar këtë konstatim të rëndë.

 “E konfirmoj një gjë të tillë, deputetë më pasaportë diplomatike që nuk e kishin për turp të sillnin para nga prostitucioni dhe nga trafiku i drogës. Përqindjet fillonin nga 2-3 përqind fillimisht nga Zvicra, vete më parë dhe sot ka vajtur deri në 15 për qind, për fitimet”, tha Lorenc Vangjeli.

Përveç qëndrimeve të tij sistematike në mbrojtje të hapur të Rilindjes në pushtet në çdo studio televizive,Vangjeli, futet ndër të parët në listën e gazetarëve të Ramës, të cilët “absolutisht nuk janë Kazan dhe Kadri”