FOTO/ Pink fotografohet duke pastruar yllin e saj në Hollywood

Këngëtarja e njohur dhe rebele Pink, është fotografuar së fundmi duke pastruar yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame”.

Këngëtarja 39-vjeçare është fotografuar konkretisht mbrëmjen e djeshme e ulur në gjunjë, teksa është pikasur e veshur me të bardha.

Të gjithë kalimtarët janë habitur nga ky veprim i këngëtares, sepse kurrë më parë nuk është parë që një personazh i njohur të bëjë diçka të tillë.

“Daily Mail” shkruan megjithatë se Pink është fotografuar përgjatë një skene për një videoklip të sajin, që pritet të publikohet së shpejti.

Pink u vlerësua me yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame” në muajin shkurt të këtij viti dhe u shoqërua në event nga bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj.