Frankfurt në gjysmëfinale, skuadra e vetme gjermane që reziston në Europë
Eintracht Frankfurt është skuadra e vetme gjermane që i ka rezistuar kupave të Europës.
Skuadra nga Bundesliga ka arritur që të marrë një kualifikim fantastik pasi fitoi 2-0 në ndeshjen e kthimit kundër Benficas.
Rezultati i përgjithshëm i takimit përfundoi 4-4 por Frankfurt u kualifikua falë golave në fushën kundërshtare.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Filip Kostic, pas 36 minutave lojë duke mbajtur gjallë shpresat e vendasve.
Në pjesën e dytë, ish-lojtar i Bayern Munich, Sebastian Rode, realizoi golin e kualifikimit, në minutën e 67’.
Frankfurt do të përballet në gjysmëfinale të Europa Leagues përballë Chelseas.