Vizita në Tiranë/ Materazzi: Ja kush e fiton trofeun e Champions Leagues

Marco Materazzi ka bërë një vizitë speciale në Tiranë.

Ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, nga Shqipëria ka bërë parashikimin për fituesin e mundshëm të Champions Leagues, shkruan SYRI.net.

“Barcelona mendoj që ka më shumë shanse ta fitoje Champions Leaguen, sepse ka një skuadër shumë të fortë. Megjithatë, nuk do jetë e lehte të kalojë Liverpoolin, në një gjysmëfinale mjaft të fortë edhe interesante.

Kujtojmë që Barcelona do të përballet në gjysmëfinale me Liverpoolin, ndërsa Ajax do të luajë kundër Tottenhamit.