Klopp flet për mungesën e Shaqirit në Champions

Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua në ndeshjen e mbrëmshme kundër Portos në Champions League.

Roberto Firmino, Naby Keita dhe Jordan Hendersoni janë mësuar me stolin rezervë, por mungesa e Xherdan Shaqirit po i zemëron shumë tifozët e Liverpoolit.

Gazetari i SRF, Dani Kern, ishte i pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme të Liverpoolit kundër Portos dhe ai e shfrytëzoi këtë mundësi për ta pyetur Kloppin për mungesën e Shaqirit.

Kur u pyet për mungesën e 27-vjeçarit, Klopp vetëm tha se nuk i pëlqen të flasë për situata të tilla, por është i lumtur që e ka Shaqirin në skuadër.

“Jo, jo. Gjithçka është mirë, gjithçka është mirë. Si trajner nuk të pëlqen të flasësh për këto gjëra, por asgjë nuk ka ndodhur mes nesh. Ne kemi shumë cilësi në skuadër”, është shprehur Klopp për Shaqirin.

“Shaqiri na ka ndihmuar shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Ju mund të jemi paksa të zemëruar me mua, por kjo gjë nuk ka rëndësi. Jam i lumtur që e kam në skuadër”.

Liverpool eliminoi lehtë Porton duke e mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 4-1, ndërsa në gjysmëfinale skuadra e Kloppit do të përballet me Barcelonën.