1 miliardë euro për ‘Notre Dame’, godet Albi Nako! Bën atë, që nuk e priste askush...!

Katedralja ‘Notre Dame’ në Paris, e cila u përpi nga flakët mbrëmjen e së hënës, do të rindërtohet falë një shume të madhe prej miliona eurosh që u mblodh brenda 24 orëve.

E teksa ndihmat financiare të njerëzve të pasur dhe shteteve të ndryshme u duartrokitën, në mesin e personave kishte dhe nga ata që e kundërshtuan këtë vendim.

Në grupin e këtyre të fundit bën pjesë edhe koreografi Albi Nako. Në një postim të publikuar në “Insta Story”, Nako e ka cilësuar mbledhjen e parave për monumentin gotik 850-vjeçar si një veprim paradoksal, ndërkohë që mijëra persona vuajnë nga uria nëpër botë.