Shkon të takojë shokun e tij në qeli, por bie vetë brenda në burg

Një shtetas ka shkuar ditën e sotme të takojë një shokun e tij në burg, por ka rënë edhe vetë në qeli.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Fierit, rreth mesditës.

Sipas informacioneve zyrtare, ditën e sotme në ambientet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, shtetasi me iniciale O.S, ka shkuar për të takuar një të dënuar.  

Por nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë së Burgut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, burimet thonë se doli që ky shtetas ishte shpallur në kërkim më herët nga Drejtoria e Policisë Tiranë.

Shtetasi ishte në kërkim për veprën penale të mashtrimit, ndërkohë që duhet të japë llogari tasmë përpara drejtësisë.