Rudina Hajdari: Jam dakort me Ramën për…

Në diskutimin e saj në Kuvend, nëpërmjet shumë ngatërresash, deputetja Rudina Hajdari, u shpreh se binte dakord me Ramën, në lidhje me reagimin ndaj vërejtjeve të OSBE-së për procesin zgjedhor.

Ndërkohë që Rama, përçmonte Partinë Demokratike, duke e emërtuar atë, si Partia Demokratike “Rrugore”, Rudina Hajdari nuk shprehu asnjë pakënaqësi dhe nuk kishte asnjë replikë për këtë pikë…

Mbi të gjitha, pas fjalës së saj, ajo mori duartrokitje të shumta edhe nga deputetët socialist, që duket se morën porosi të posaçme për këtë…