Oferta e Ramës për opozitën me mbi 720 mijë vota: Hajdeni si vëzhgues specialë për reformat!

Edi Rama i çliruar dhe i trimëruar, sepse opozita dhe populli nuk e kanë rrethuar parlamentin këtë të enjte, ka pushtuar foltorja e Kuvendit dhe nuk pushon së anatemuari opozitën. Gjithsesi ai gjatë fjalës së tij ka bërë sikur është i gatshëm që të dialogojë, pavarësisht se deklaron se kemi të bëjmë me dy opozita; atë të rrugore dhe atë parlamentare.

“Dora e shtrirë” e kryeministrit që rrezikon ta fusë vendin sërish në karantinën e vizave dhe në përplasje civile gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit, ka të bëjë me Reformën Zgjedhore. Por edhe për këtë “lëshim” ai i ofron opozitës PD-LS që së bashku me aletatët më të vegjël përfaqësojnë mbi 720 mijë vota, “statusin e vëzhguesit special”.

“Jemi gati të bëjmë bashkëpunimet e duhura. Jemi gati të pranojmë komunikojmë edhe me ata që janë të dhënë pas kapsollave. Jemi gati në komisionin e reformës zgjedhore, kanë vendin e tyre si vëzhgues me status special. Nuk kemi çfarë bëjmë. Kemi një PD parlamentare dhe një Parti Demokratike rrugore. S’kemi ça bëjmë. Jemi gati të dialogojmë në pitstop”, ishte oferta e Ramës nga parlamenti.