E duan shumë klube, Antonio Conte në dilemë për të zgjedhur

Antonio Conte ka konfirmuar se do të rikthehet në futboll në sezonin tjetër, te një klub me një projekt që do ta bindë atë.

Trajneri italian është i papunë që pas largimit nga Chelsea verën e kaluar, me Interin, Romën dhe Milanin, që interesohen për shërbimet e tij.

Ish-trajneri i Kombëtares së Italisë, po ashtu është përmendur si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e Real Madridit, kur posti i trajnerit te kjo skuadër ishte bosh.

“Unë ende nuk e di se ku do të shkoj. Por sigurisht që unë do të zgjedh një ekip që ka një projekt që më bind mua”, deklaroi Conte.