FOTO/ Nuk do ta besoni sa i kushton vetëm çanta studentës Kim Kardashian

Kim Kardashian së fundmi në intervistën dhënë për revistën ‘Vogue’ rrëfeu se po ndiqte provime pasi do që t’ i hapë rrugën e një karrierë të re në fushën penale.

Dhe së fundmi ajo është fotografuar teksa mbërriti me makinën e saj “Range Rover” në një zyrë në Los Angeles.

Megjithëse dukej si një studente e thjeshtë, Kim nuk mund ta fshihte pasurinë e saj pasi në dorën e majtë mbante një çantë “Birkin”, e cila ka një vlerë të paktën 100,000 dollarë ose më tepër.

Më vonë gjatë ditës së djeshme, Kim tregoi se e kishte kaluar provimin dhe kishte dalë shkëlqyer:

“Shkëlqeva në test me që ra fjala”, shkroi ajo në Twitter.