Pochettino tregon si u ndjenë te Tottenhami kur Sterling shënoi në fund

Tottenhami humbi sfidën e kthimit me Manchester Cityn 4-3, por falë golave të shënuar jashtë fushës është kualifikuar në gjysmëfinalen e Champions League, pasi kishte fituar 1-0 në shtëpi.

Trajneri Mauricio Pochettino nuk e fsheh gëzimin pas kësaj arritjeje historike.

"Ishte e pabesueshme mënyra se si përfundoi ndeshja. Jam jashtëzakonisht krenar për djemtë e mi. Lojtarët e mi janë heronj. Jam shumë i lumtur për ta, shumë i lumtur edhe për tifozët.

Në një moment të vetëm, shumë gjëra ndodhin në kokën tënde, zhgënjimi ishte gjigant kur Sterling shënoi golin e fundit, por më pas e anuluan.

Prandaj e duam futbollin. Kemi treguar karakter dhe personalitet të madh. Ishte një ndeshje e pabesueshme”, deklaroi tekniku i Tottenhamit.