FOTO/ Gangsteri shqiptar, që po interpreton vetë në filmin 'Albanian Gangster'

"New Nork Times" i ka kushtuar vëmendje në një artikull, një shqiptari që po fiton çmime me filmin ku ka marrë rolin kryesor dhe që vetë s'ka bërë kurrë ndonjë kurs aktrimi.  Ndodhi, pasi një regjisor që kërkonte histori të vërteta nga rrjetet kriminale shkoi në Bronx dhe zbuloi këtë njeri.

Prej kohësh në disa lagje të Bronx, njihej një njeri muskuloz, mbushur me tatuazhe, që quhej Xhon Rezaj e që duhej t’i drejtoheshe si Xho ose Xh.R. ose të paktën të flisje me admirin për mënyrën si i qasej ai jetës së natës. Por në asnjë rrethanë nuk mund ta quaje atë “një gangster shqiptar’.

Megjithatë, zoti Rezaj, një emigrant 49 vjeç, familja e të cilit iku nga Shqipëria kur ai ishte fëmijë, ka miq dhe shoqëri të gjërë, disa prej të cilëve më pak të kujdesshëm ndaj ligjeve të shtetit sesa të tjerët. Natyrisht, jeta e tij ka mjaft përplasje interesante, se ç'iu desh të bënte mes bandave për të mbijetuar. 

Kështu që në 2016, ai qe i lumtur që të ndihmonte një regjisor të ri që donte të mësonte më shumë rreth jetës së gangsterëve shqiptarë.

Të dy u takuan shpesh në lokalet e shqiptarëve dhe klube shoqërore ku zoti Rezaj dhe të tjerët bisedonin për kohët e vjetra. Nëpërmjet këtyre bisedave, regjisori Matthew A. Browon, filloi të ndërtonte skenarin për një gangster shqiptar derisa një ditë i bëri zotit Rezaj, atë pyetjen e madhe: Po kush do ta luajë personazhin kryesor?!

Tani filmi është kompletuar dhe ka kaluar nëpër shkallët e festivalit, edhe pse prodhuesit janë ende në kërkim të një distributori. Ylli i filmit, që nuk ka marrë asnjë mësim për aktrim në jetën e vet dhe që e ka kaluar shumicën e jetës së tij duke iu shmangur vëmendjes, ka zbuluar veten duke u prezantuar me njerëzit e industrisë së filmit apo duke bërë fotografi me bashkatdhetarë që kanë dëgjuar për filmin.  

“Për mua kjo vjen natyrshëm, për çfarë ata duan që të bëj,” tha z. Rezaj javën e fundit, në një pasdite me konjak dhe cigare në një bar, Luke Lunge, në Morris Park të Bronx. “Unë u rrita, siç mund ta shohësh, në një parajsë gangsterësh”.

Fansat e tij shqiptarë nuk janë të vetmit që e shikojnë. Në festivalin e filmit Method Fest indipendent Film në Beverly Hills, Kaliforni, muajin e fundit, çmimi për aktorin më të mirë “John Garfield” u nda ndërmjet dy fituesve: njëri ishte Ethan Hawke, ylli i filmit “Stockholm”. Tjetri, që atë natë e dëgjonte duke mos e besuar, ndërsa emri i tij po thuhej, ishte z.Rezaj! Xhon Rezaj mori kështu gjysmën e çmimit për aktorin më të mirë në këtë festival.

Gjëja më për të qeshur në këtë është se ai nuk interpreton: “Matt më tha mua, sillu siç do të silleshe normalisht”, tregon Rezaj për porosinë që i dha drejtori i filmit. 

Z. Rezaj ishte 6 vjeç kur familja e tij përfundoi në Bronx pasi u arratis nga Shqipëria duke kaluar nëpër male, një udhëtim që ai ka vështirë ta përshkruajë pa u emocionuar, kështu që ai zakonisht nuk e bën.

“Na vërvitën nëpër hendeqe”, tha ai për ditët e para në Neë Jork. :Nuk është se vjen në Amerikë dhe të çojnë në një lagje të bukur”.

Ai ishte një fëmijë i rrugëve. “Çfarë të bëjë një 15-vjeçar që del nga shtëpia me një armë”” ngriti pyetjen ai. “Ti duhet të bëhesh dikush që të mbijetosh, unë duhej të bëhesha çfarë më kërkonte rruga.

Dhe ai u fut në telashe kur u bë 20 vjeç. Pata një mosmarrëveshje trafiku me një postier. Ai djalë më sulmoi. Unë e pashë disa muaj më vonë dhe u hakmora. Me një shkop bejsbolli.”

Kështu që ai përfundoi në gjykatë në 1992 dhe u dënua për sulm ndaj një nëpuësi federal. Bëri më shume se 4 vjet burg. “Ditë gladiatori për mua”, tha ai. Kur dola, hapa një kafene, pastaj disa bare.

Që atëherë, parku Morrik u bë një bazë për rrjetin kriminal shqiptar të drejtuar nga Alex Rudaj, i quajtur Korporata, që përfshinte pesë familje mafioze shqiptare. Z. Rudaj dhe të tjerë më pas u akuzuan dhe u dënuan për shantazh, lojëra të paligjshme dhe zhvatje.

“Ata nuk donin të fitonin para sipas mënyrë së vjetër,” tha një prokuror në 2005 kur paraqiste argumentat në gjyq. Ata donin që t’i fitonin ato me dhunë, frikë dhe kërcënime.”

z. Rezaj, që nuk nuk ishte akuzuar në atë gjyq, nuk pranoi të komentojë nëse ai kishte rol në krimin e organizuar. Kur u diskutua për atë çështje, ai foli në përgjithësi, shpesh duke buzëqeshur dhe mbledhur supet. “Përfundimisht, duhej të dilej nga ajo jetë” tha ai.

Parakrahu i tij i djathtë ishte i prekur nga një plumb, që e ka fshikur 11 vjet më parë.  

Sot Rezaj jeton në nënën e tij në Westchester County./ar.sh/SYRI.NET