U eleminua nga Champions, ja çfarë thotë Guardiola pas ndeshjes

Manchester City u eleminuan nga Totteham në mënyrë surprizë. Kështu duket edhe për trajnerin e citizens, Pep Guardiola.

Kampionët në fuqi të Premierligës, edhe pse fituan 4:3 në ndeshjen e kthimit kundër Tottenham në ‘Etihad Stadium’, janë eliminuar me rezultat të përgjithshëm, pas humbjes 1:0 të pësuar në ndeshjen e parë.

Guardiola ka thënë se skuadra e tij ka qenë afër të kalonte në fazën tjetër, por duhet të pranojë këtë që ka ndodhur.

“Është e vështirë. Ishim shumë afër të kalonim tutje. Është keq që s’kaluam, por duhet ta pranojmë. Ishte ndeshje e mirë. Ishte 3 me 2 pas vetëm 20 minutash lojë dhe në pjesën e dytë bëmë gjithçka që mundëm”, ka deklaruar spanjolli.

“Gabimet nëpër gara të tilla të ndëshkojnë shumë. Kemi humbur një penalti në ndeshjen e parë, e krijuam shumë raste kundër një ekipi të vështirë… bëmë gabime në dy golat e parë sonte. Provuam deri në fund. Ajo që bëmë në këto dy sezone është e mrekullueshme.