", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

‘Roza Lati shkeli ligjin’/ Ja çfarë rrezikon gazetarja dhe televizioni ku punon

Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive  i ka tërhequr vëmendjen  televizionit Ora News  për shkak të shkeljeve të normave ligjore dhe etike nga ana e moderatores Roza Lati në emisionin “Why Not”.

AMA shkruan në njoftimin zyrtar se ky vendim është marrë për puntatën e datës 07/04/2018 , ku Roza sëbashku me të ftuarën Gordana Kingji (Baby G) drodhi cigare në studio përpara kamerave, si dhe përdori fjalor vulgar gjatë bashkëbisedimit.

Sipas AMA-s, fjalori i përdorur dhe përgatitja e cigareve në studio promovon si dhe nxit fëmijët për  përdorimin e duhanit dhe të produkteve të tjera të tij, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e tyre.

Njoftimi i plotë i AMA-s:

Bordi vendos tërheqjen e vëmendjes për Televizionin Ora News, pasi në Emisionin “Why not”, të datës 07.04.2019, ora 19.00, rezulton në shkelje të normave ligjore dhe etike.

Bordi vëren se fjalori i përdorur gjatë bashkëbisedimit dhe përgatitja e cigareve në studio, para kamerave, promovon përdorimin e duhanit dhe produkteve të tjera të tij, si dhe nxit fëmijët për përdorimin e këtyre produkteve të dëmshme jo vetëm për shëndetin e fëmijëve. Kjo jo vetëm që dëmton dhe cënon fëmijët por gjithashtu bie ndesh me ligjin organik dhe Kodin e Transmetimit, i cili detyron OSHMA-të të vendosin shenja paralajmëruese.

Në vendimin e Bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive shkruhet gjithashtu se televizioni Ora News është gjobitur me vlerën 400 mijë lekë, pasi në emisionin “Ju flet Moska”, ka nxitur intolerancën nëpërmjet shtetasve.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

E pate kete Why Not me @babygee ??? Meqe te kenga e saj “its me” ne fund te klipit i japin nje rizel.... tham pse jo mos ta bejme kete gje dhe ne studio! ???? Ndiqeni emisionin e plote me link te bio

A post shared by Roza Lati (@roza_lati) on