A do ta përjashtonit Strakoshën? Reja jep përgjigjen befasuese: Unë do...

Edi Reja ka marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Gjatë prezantimit në ambjentet e FSHF-së, trajneri italian është pyetur nëse do të vepronte njësoj si Panucci me vonesën e Strakoshës.

“Që të jetë një disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpiktmërinë, kjo patjetër. Unë do e gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të gjithë lojtarët janë një lloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që janë thelbësor . Kam trajnër shumë lojtar me potencial, por ata nuk kanë patur mendësinë e nëvojshme. Strakosha vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një lojtar që do Kombëtaren duhet t’i marrë masat një orë para për të mbërritur me përpiktmëri. Por nga ana ime do të kisha vendosur ta gjobisja”, është shprehur Reja