A do votojë në 30 qershor? Meta: Ndryshimi mes votimit dhe zgjedhjeve

Në kushtet kur kriza politike po thellohet çdo ditë e më shumë është ende i paqartë fati i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Opozita ka deklaruar se nuk do të marrrë pjesë në to, nëse nuk largohet Edi Rama.

Kurse mazhoranca nga ana tjetër ka deklaruar se do të hyjë në zgjedhje pavarësisht faktit nëse opozita nuk do të marrë pjesë.

I pyetur dje në emisionin ‘Përballë’ nëse do të votojë apo jo në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Presidenti Meta deklaroi qartë se:

‘Shqiptarët gjithmonë kanë votuar.

Kanë votuar dhe 50 vite, por problemi është  që shqiptarët kanë luftuar për të zgjedhur dhe duhet që të dyja palët të bëjnë të gjitha përpjekjet që shqiptarët të kenë jo vetëm një mundësi për të votuar, por të kenë mundësi të zgjedhin, sepse demokracia në radhë të parë është zgjedhje dhe zgjedhje të lira e të ndershme’, - është shprehur Meta.