Deliri i Ralf Gjoni pa frena: Luftë parlamentit holandez, të ngrihemi të mbrojmë Kombin!

Është shumë e çuditshme se deri ku mund të shkojë deliri i një individi, që pasi rrëmben nga partia që i shënoi emrin në listë kostumin e deputetit, arrin deri aty sa që të deklarohet pa frena fare kundër shumicës së parlamentit, të një prej vendeve më demokratike të BE-së.

Bëhet fjalë për Ralf Gjonin, një produkt tipik i mëkateve të lidershipit të LSI, i cili që kur është ulur në parlament, tejkalon edhe vetë Ramën dhe ushtrinë e tij të propagandës.

‘Ralf Deliri’ siç e kanë pas quajtur shumica e atyre që kanë punuar me atë brenda radhëve të LSI-së, apo në detyra të tjera të rëndësishme në krah të Ilir Metës, vetë-deklarohet edhe më radikal se vetë Rama dhe ministri Cakaj kundër Holandës. Menjëherë pas votimit me shumicë të parlamentit të këtij vendi, për ti dhënë një mesazh të qartë qeverisë Rama, se nuk mund të vazhdojë të jetë më bazë dhe suport i krimit të organizuar shqiptarë,  që vepron fuqishëm në vendin e tyre, Gjoni shpërthen në Facebbok dhe pasi i cilëson shumicën e deputetëve holandez, ‘turp e racistë’ bën thirrje, që ‘të ngrihemi në mbrojtje të interesave tona kombëtare’.

Se kë dhe çfarë mund të ngrejë Ralfi kundër Mbretërisë së Holandës, vetëm një psikoanalist i specializuar për sëmundjen e delirit, mund të na e tregojë. 

‘Turp! Turp!! Turp! Racizmi po determinon axhendën parlamentare holandeze. Në vend të mbështesin hapjen e negociatave, kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët. Keqardhje për dritëshkurtësinë e këtij votimi të mbrapshtë. Të gjithë duhet të ngrihemi në mbrojtje të interesave tona kombëtare dhe duhet te fillojmë nga Kuvendi’, deliron pa frena fare Ralfi, deputet i ‘emeruar i opozitës së re’.