Nuk është humor/ Dritan Hila: Vizat e liberalizoi Nano, i bllokoi Berisha. Rama pa faj

Dritan Hila, Ish-zv/ministri i Edi Ramës i konvertuar në analist dhe drejtues emisioni, ka shkruar në rrjet se për vendimin e Holandës ku riktheu vizat si shkak i krimit shqiptar, nuk duhet fajësuar Rama, por Berisha.

Sipas tij kriminelët e Ramës janë vetëm 6 vjeç, aq sa ka Rama në pushtet, ndërsa vizat u liberalizuan në kohen e Berishës për meritë të paraardhësit të tij.

Lexojeni vetë që të na besoni që nuk po bëjmë humor:

Sa për saktesim:

Votimi hollandez eshte per vendosjen e vizave per shkak te rritjes se krimit shqiptar.

Dhe meqenese kriminelet nuk kane moshen 6 vjeçare (aq sa ka qe qeveris Rama), te paret qe duhet te turperohen jane ata perpara Rames. Ti japim Cezarit ate qe eshte e Cezarit.

(Sa per saktesim, ë. Se edhe Rama ka kusuret e veta por do ja degjojme krismen pas 15 vjetesh)