'Vdekja e Benjamin Franklin', ngjarjet kryesore të 17 prillit
Sot data shënon 17 prill. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.
Ngjarje
1937 - Njohja kanonike e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse së Shqipërisë nga Patriarkana Ekumenike, në Stamboll, në kohën e Patriarkut Beniamini I, ku u dha Tomos-i Patriarkal dhe Sinodal “mbi bekimin e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse në Shqipëri”, me në krye Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Kristofor Kisi.
1941 - Lufta e dytë botërore: ushtria e Jugosllavisë dorëzohet.
1977 - Në Lihtenshtajn gratë votojnë për herë të parë në zgjedhje të lira.
Lindje
1894 - Nikita Khrushchev, politikan sovjetik, (vdiq më 1971)
1916 - Sirimavo Bandaranaike, politikane nga Shiri Lanka
1948 - Jan Hammer, kompozitor
Vdekje
1080 - Harald III, mbret i Danimarkës
1711 - Joseph I, perandor austriak (lindi më 1678)
1790 - Benjamin Franklin, filozof dhe politikan amerikan (lindi më 1706)
1999 - Ismet Mustafa , ra dëshmorë në Koshare.
2014 - Gabriel García Márquez
Festa dhe përvjetore
Masakra e Poklekut - Forcat serbe masakruan 53 njerëz të pafajshëm, në mesin e tyre 10 nxënës.
Samoa - Festa e Flamurit