Poeti Bardhyl Londo, mesazh të trishtuar për miqtë: Po iki nga kjo botë!

Poeti i mirënjohur Bardhyl Londo, duket se po kalon ditë të vështira shëndetësore në një spital të kryeqytetit.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që ai ka ‘autorizuar’ miqtë e tij më të afërt që të shpërndajnë lajmin e keq se ai, ‘po ikën nga kjo botë’.

‘Bardhyl Londo e ke kot! Ti na autorizon të shpërndajmë lajmin se po ikën nga kjo botë! Kërkon të shohësh në sytë tanë lot për ty së gjalli!

Kërkon të shohësh sa do marrë malli! Kërkon ta shohësh vetë përcjelljen tënde!

Mirëpo e ke kot o Mik! Poeti është varg!

Njeriu është mish e kockë që tretet! Vargu i poetit mbetet! Ti nuk ikën dot! Bardhi e ke kot!’, shkruan miku i tij Ilir Kadia në faqen e vetë në Facebook.