Grup i strukturuar kriminal, caktohet data e seancës së parë ndaj ish ministrit Tahiri

Pas përzgjedhjes së gjyqtarëve, sot është caktuar edhe data e seancës së parë ndaj ish-ministrit. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të ulet në bankën e të akuzuarve për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal  më 19 qershor.

Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, janë tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen penale të ish-zyrtarit të lartë, i cili akuzohet për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.