Kultura pikante e 'arit të kuq' të tryezës

Një nga traditat e kuzhinës kineze është speci djegës, madje shumë kinezë hedhin poshtë teorinë se ai e ka origjinën nga Amerika Latine.

Kina është prodhuesi dhe konsumuesi më i madh i specit djegës, me një rritje prej 50- 60 milionë ton, ose 46 % të prodhimit botëror të tij. 

Sipas historiografisë përdorimi i specit djegës nga njerëzit ka nisur para 10 mijë vjetësh, por zyrtarisht njihet sjellja e farave të specit djegës nga Kolombi në shekullin e 15-të nga Toka e Re në Europë, që shënoi më pas dhe turin e tyre në mbarë botën. Speci djegës arriti në Kinë nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit, ose nëpërmjet Rrugës Detare të Mëndafshit, nga Ngushtica e Malagës në Spanjë në jug të Kinës, shkruan CRI.

Përdorimi i kësaj bime të kuqe shënoi një ndryshim rrënjësor në kuzhinën kineze.

Nëse i referohemi një artikulli të historianit kinez Ho Ping, botuar në vitin 1955 me titull "Hyrja e bimëve amerikane në Kinë", mësojmë se në mesin e shekullit të 16-të me karvanët e tregtarëve që udhëtonin nga Lumi Gang, në Mianmar e deri në Perëndim të Kinës mbërriti speci djegës në Sichuan të provincës Hunan 

Para arritjes në Kinë, speci djegës kishte hyrë në Europë dhe japoni, por ende nuk dokumentohet koha e saktë të mbërritjes së bimës djegëse në Kinë. Ka shkrime që dokumentojnë ekzistencën e specit djegës në Kinë që në kohën e dinastisë Ming.Në vitin 1591 dokumentohen shkrime për specin e kuq dhe njihej me emrin "Fanjiao". Por interesant është fakti se specat djegës nuk përdoreshin atëkohë për gatim por si bimë dekorative. Tang Xianzu, një dramaturg dhe shkrimtar I njohur I dinastisë Ming në krijimet e tij shkruante plot admirim për specat e kuq, madje i quante ëmbëlsira e dimrit apo bimë plot hijeshi.

Mendohej se për here të pare në Kinë specat e kuq djegës hynë në provincën Zhejiang, përgjatë brigjeve të Detit Lindor. Një konfirmim për këtë vjet në një document të vitit 1671 ku ndër të tjera shkruhet se " laqie", emërtesa për specin e kuq djegës mund të zëvendësojë erëzat kineze të gatimit.

Me shpejtësi speci djegës u përhap në provinca të tjera kineze si Hunan, Guizhou, Hebei dhe Liaoning , të ndjekura më pas nga provincat Shanxi dhe Shandong, në kohën kur në vend sundonte perandori Yongzheng. Më vonë speci I kuq u përhap dhe në provincat Sichuan, Fujian dhe Anhui, gjatë sundimit të perandorit Qianlong për të mbuluar në vitet në vijim gjithë territorin e Kinës.

Kinezët e pëlqyen shumë këtë bimë të kuqe dhe përdorimi i saj u përhap aq sa shumë prej tyre këmbëngulin se ajo e ka vendlindjen në Kinë. Madje përhapja e specit të kuq mund të vërtetohet fare thjeshtë nëse i referohemi shifrave, pasi vetëm në vitin 2002, në Kinë numëroheshin 2,119 lloje speci djegës.

Krahas kuzhinave të ndryshme të Kinës, ajo e Sichuanit është e njohur për përdorimin e gjerë të specit djegës. Përpara ardhjes së specit djegës në Kinë përdorej një tjetër erëz picante, që njihej si "hiri djegës", ashtu siç kishte përdorim të gjerë dhe mustarda e xhenxhefili.

Para specit djegës kinezët përdornin bimën picante të njohur si Shizhuyu (???), ose Yuejiao (??), e cila kultivohej në juglindje të Kinës, në Tajvan por edhe në Azinë juglindore dhe Japoni. Dokumentet historike tregojnë se shizhuyu përdorej në Sichuan për të hequr erën e rëndë të mishit të viçit gjatë gatimit, por edhe të derrit apo qengjit.

Në fund të dinastisë Ming , shizhuyu u zëvendësua tërësisht nga speci djegës. Në ditët e sotme fruit I shizhiyu fruit përdoret në Mjekësinë Tradicionale Kineze për të lehtësuar dhimbjet e ndryshme.

Recetat e para të gatimit ku përshkuhej përdorimi I specit djegës u shfaqën gjatë sundimit të perandorit Guanxu në vitet 1875 -1908 dhe kufizoheshin në përdorimin vetëm në gatimin e fasuleve apo të sojës.

Përse kinezët e pëlqejnë kaq shumë ushqimin pikant ?

Për këtë ka teori të ndryshme.

Së pari kjo bimë përshtatet mjaft mirë me klimën e disa krahinave të Kinës

Sl dyti ndikon në luftimin e disa sëmundjeve dhe në shtimin e oreksit.

Së treti ka disa teori që gatimet me spec djegës janë më të përhapura në zonat e varfra të Kinës, gjë që ka rritur popullaritetin e tij.

Së katërti, lëvizja migratore brenda vendit ndikoi në përhapjen e gatimeve me spec djegës, kryesisht gjatë dinastisë Qing

Pavarësisht hamendësive përdorimi i specit djegës në gatimet e disa krahinave kineze është një element i rëndësishëm i tryezës, kryesisht në hotpot, ku familjarë e miq mblidhen në një atmosferë të ngrohtë e të gëzuar.

Mes ushqimeve të stinës është "vaksina" kundër sëmundjeve të të ftohtit: përveçse energjik, ndihmon tretjen dhe nxit sekretimin e lëngjeve të stomakut.

Hapi i parë për t'u mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme stinore, e sidomos gjatë dimrit është ushqyerja në mënyrën e duhur dhe të shëndetshme. Erëzat, e sidomos speci djegës janë elementë energjikë kundër të ftohtit. Duke e përzierë me ushqime ose me vaj ulliri, speci djegës ndihmon në tretjen e ushqimeve falë veprimit nxitës të lëngjeve të stomakut. Por jo vetëm kaq: sipas disa studimeve, duke konsumuar rregullisht spec djegës ndihmoni trurin të çlirojë endorfinën, hormoni që jep ndjesinë e mirëqenies dhe ka efekt analgjezik. Për këto karakteristika, speci djegës këshillohet në parandalimin e artritit dhe reumatizmit.

Bonifikues dhe energjik, sipas mjekësisë indiane është i jashtëzakonshëm për të përballuar të ftohtin e dimrit. Dhe kjo nuk është e gjitha: duke qenë se është i pasur me vitaminë C, speci djegës rekomandohet edhe si forcues i mbrojtjeve dhe si antioksidant, ndërsa kapsaicina, substanca që i jep shijen karakteristike pikante, ndihmon në rregullimin e tensionit dhe për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak. Përveç kësaj, speci djegës këshillohet si masazhues (spec djegës me vaj ulliri) në rast dhimbjesh muskulore. Duke e përdorur çdo ditë kuroni dhimbjet e mesit dhe artritin./CRI