VIDEO/ Përplaset me shokun e skuadrës, portieri thyen të dy këmbët

Dëmtim horror në ndeshjen çerekfinale të Champions League të Afrikës mes skuadrës marokene Wydad dhe asaj nga Guinea Horoya.

Ishte minuta e 85-të e takimin dhe vendasit, ndonëse kryesonin 4-0, realizuan të pestin me kundërsulm.

Por pikërisht në këtë moment, portieri i miqve, Khadim Ndiaye, përplaset dhunshëm me mbrojtësin e skuadrës së tij, Boubacar Samassekou, duke pësuar frakturë të dyfishtë në këmbë.

Fillimisht, futbollistët e tjerë në fushë nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, por kur panë se Khadim Ndiaye nuk ngrihet dot në këmbë, vendosën duart në kokë.

Pas përplasjes me shokun e tij të skuadrës, Ndiaje ka thyer dy gjunjët duke mbetur i shtrirë në fushë dhe është dashur ndërhyrja e stafit mjekësor për të larguar portierin me anë të barelave.