Zjarri në Notre Dame, Prokuroria hap hetimet

Zjarri i cili shkrumboi pothuajse të gjithë katedralen e njohur shokoi mbarë botën.

Për këtë ngjarje të rëndë Prokuroria ka hapur një hetim mbi zjarrin shkatërrues të Notre Dame.

Prokurorët do të hetojnë pistën “shkatërrim të pavullnetshëm nga zjarri”, tha zëdhënësi i prokurorisë.

Ndërkohë presidenti Macron ka shpallur emergjencën kombëtare pas zjarrit shkatërrues që ka rënë në Katedralen e Notre-Dame.

Ai njoftoi se, duke filluar nga e marta, ai do të nisë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar Katedralen.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vetëm vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj.