Shi, breshër dhe.../ Mot i keq edhe ditën e nesërme

Moti i keq dhe me reshje shiu vijon prej ditësh në vendin tonë. Fenomen që duket se do të vazhdojë edhe përgjatë ditës së nesërme.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, për ditën e martë parashikohen reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit. Madje në disa prej tyre priten edhe reshje breshëri dhe rrufe.

RESHJET

Nesër (e martë dt.16) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre), të qarqeve të qendrës dhe jugut. Në RASTE SHUMË TË RRALLA reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 19 °C

në vendet e ulëta: 7 /19 °C

në vendet malore: 1 / 14 °C

ERA:

Nesër (e martë dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet malore veriore.