Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Jonida Maliqi ndan me të gjithë VIDEO nga performanca në Londër, publiku këndon njëzëri me të

Jonida Maliqi ka nisur turin promovues para netëve gjysmëfinale të ‘Eurovision’ dhe po performon në vende të ndryshme te Europës për të njohur publikun me këngën ‘Ktheju Tokës’. Ndalesa e fundit e saj ka qenë Londra nga ku videot e performancës nuk kanë munguar. Pak orë më parë, këngëtarja ka publikuar disa video nga interpretimi ‘live’ para publikut. Përveçse bie në sy përjetimi plot ndjenjë i Jonidës dhe zëri fantastik i saj, diçka tjetër na ka surprizuar.

Publiku londinez e njeh këngën aq mirë sa e këndojnë njëzëri me të. Emocionet sigurisht kanë qenë edhe më të mëdha nga mikpritja që i është bërë, jo më kot Jonida ka shkruar pak fjalë për publikun e Londrës. “E surprizuar dhe e nderuar nga publiku më i mirë në Londër. Nuk mund ta besoj”,-shkruan ajo.

Komentet për performancën e Jonidës nuk kanë munguar, po ashtu edhe vlerësimet nga specialistë të fushës.

View this post on Instagram

Surprised and humbled from the most impressive public in London ???????? Just can’t believe it?????? #kthejutokes @eurovision @ldneurovision

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on