Ndryshime të reja në polici

Vazhdojnë ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Pas ndryshimeve në Tiranë, Fier, Elbasan dhe Durrës, sot ka qenë radha e Dibrës.

Pasi ka qëndruar për shumë vite në detyrën e kreut policisë së Dibrës, Drejtues Edmond Tarkaj është larguar duke u zëvendësuar nga Ylli Doda.

Lëvizja e bërë nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, të cilët kohët e fundit kanë bërë shumë ndryshime.

Kjo edhe pas akuzave të shumta që janë bërë nga ana e opozitës, ndaj drejtuesve të policisë si të lidhur me krimin.