Avioni përplaset me helikopterin, vdesin 3 persona

Tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur pas përplasjes së një avioni turistësh më një helikopter të ulur aty pranë.

Personat që humbën jetën janë piloti i avionit dhe dy agjentë të policisë që ishin pranë helikopterit të parkuar në pistë. Sipas burimeve lokale, të katër pasagjerët dhe një asistente fluturimi në avion kanë mbetur të padëmtuar nga aksidenti.

Aeroporti i Tenzing Hillary në Lukla, është porta hyrëse në malin Everest dhe konsiderohet nga të gjithë më e rrezikshmja në botë për shkak të pistët së saj shumë të shkurtër dhe të vështirë.