Dhunoi barbarisht nënën 66-vjeçare, arrestohet 43-vjeçari në Fushë-Arrëz

Arrestohet 43-vjeçari Vladimir Kola pas dhunës së ushtruar ndaj nënës së tij 66-vjeçare, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Fierz të Fushë-Arrëzit, ndërsa e moshuar V.Kola ka marrë hematoma në trup për shkak të goditjeve nga djali .

Grupi hetimor kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit. Policia ka marrë në pyetje agresorin, i cili pritet të tregojë arsyet e vërteta të ushtrimit të dhunës.

Kujtojmë se, si pasojë e dhunës së ushtruara e moshuara ka patur hematoma në pothuajse të gjithë trupin.