FOTO/ Autobusi përplaset me makinën, 1 i vdekur dhe 22 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Angli, ku një person ka gjetur vdekjen ndërsa 22 të tjerë janë plagosur, pas përplasjes së një autobusi dykatësh dhe një makine.

Sipas “The Sun”, në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca dhe dy helikopterë, ndërsa po bëhet e mundur nxjerrja nga e disa pasagjerëve të cilët kanë mbetur nën automjete pas përplasjes.

Deri më tani janë transportuar në spital 4 prej të lënduarve, dhe po punohet për shpëtimin e të tjerëve si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit tragjik.

Mësohet se viktima është një grua 60-vjeçare.