Kukësit i shkëputet Partizani, kjo është deklarata e trajnerit Gjoka pas humbjes me Flamurtarin

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, e pranon se skuadra e tij nuk duhet të mendojë më për titullin, por që të ruajë vendin e dytë, që i kërcënohet pikërisht nga Flamurtari.

“Më vjen keq, pasi prodhuam gjithçka dhe nuk patëm fat për të shënuar. Gjithsesi, jam i gëzuar për atë që po prodhojmë. Kryesore ishte që ta kalonim me sukses këtë ndeshje për të mbajtur larg vendin e tretë. Tani duhet të jemi të kujdesshëm, sepse na duhet patjetër vendi i dytë”, theksoi tekniku i kuksianëve.