E pyesin se kur do të martohet, artisti i njohur shqiptar i habit të gjithë me përgjigjen e tij

Violinisti i talentuar Olen Cesari ka zbuluar së fundmi disa detaje nga jeta e tij personale. I ftuar në “E Diell”, Oleni foli ndër të tjera për fëmijërinë e tij dhe planet për të krijuar një familje.

Violinisti ndau konkretisht nga e kaluara eksperiencën kur mësoi për herë të parë notin. “Mbaj mend që kur isha 3 vjeç më morën, më hodhën në ujë dhe më lanë aty derisa unë mësova notin. Di katër stile noti dhe më pëlqen shumë deti, si çun durrsak që jam”– u shpreh ai.

Oleni rrëfeu edhe herën e fundit të humbjes së kontrollit. Ai tregoi se gjendej i dehur në studio dhe se në atë moment kishte marrë kitarën dhe kishte filluar të realizonte këngë duke i improvizuar në moment.“Unë e mbaj mend si krijim edhe pse isha i dehur, ndërkohë kujtoj edhe momentin që kam marrë një shishe me ujë dhe ia hidhja me rradhë gjithë shoqërisë”– kujtoi ai duke qeshur.

Oleni u ndal në fund tek jeta private. “Na lini rehat se jemi mirë!”-iu përgjigj ai pyetjes së moderatorëve se kur do të martohej. Fejesa e Olenit u bë e ditur një vit më parë, por siç duket violinisti shqiptar me famë botërore i është përkushtuar momentalisht vetëm karrierës.