Sulmi me gaz ndaj qytetarëve/ Vasili i kujton Lleshajt: Mandati mbaron, llogaria mbetet

Nënkryetari i LSI-së, Petrit vasili replikon në distancë me minsitrin e brendshëm Sandër Lleshaj, pas sulmit me gaz ndaj protestuesve para godinës së Parlamentit.

Ai paralajmëron Lleshajn se, mandati mbaron, llogaria mbetet.

"Lleshaj si gangster ordiner,nga sot ka nje llogari personale te hapur me mijra shqiptare, te cileve u shkaterron shendetin dhe i ka helmuar si te jene armiq. Lleshaj helmon shqiptaret e thjeshte e te varfer vetem per pushtetin e nje njeriu te cmendur e te kriminalizuar, qe per pushtetin e tij edhe vret njerez. Lleshaj te mendohet mire se mandati i mbaron shpejt llogaria mbetet...", shkruan në reagimin e tij Vasili.