VIDEO-FOTO/ Pasojat e dhunës së policisë ndaj botuesit Nikollë Lesi

Dhuna policore nuk kursen as gazetarët dhe botuesit më të njohur në vend. Rasti më i fundit është ai i Nikollë Lesit, i  cili pa asnjë arsye, është dhunuar nga forcat e rendit.

Lesi është dhunuar brenda makinës së tij, siç shihet në foton e mëposhtme, duke marrë plagë në krah.

Gjatë kohës që po zhvillohet protesta e opozitës, policia tentoi me dhunë të arrestojë drejtorin e gazetës ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi, i cili po shkonte në redaksinë e gazetës.

Menjëherë forca të shumta policie, edhe ato të repartit ‘Shqiponja’, dolën para makinës së drejtorit të ‘Koha Jonë’ dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë, pa asnjë arsye.