VIDEO/ Mërtiri në SYRI.net: Lleshi është dhunuesi i protestuesve. Të ikë
Për analistin dhe sociologun Ergys Mërtiri, protestuesit nuk kanë ushtruar dhunë.
Duke folur në studion e SYRI.net, përballë gazetarit Bledian Koka, Mërtiri është shprehur se Sandër Lleshi është dhunuesi i protestuesve.
‘Sandër Lleshi është dhunuesi i protestuesve. Aty qytetarët nuk janë duke ushtruar dhunë.
Por policia duket se është e paaftë dhe vendos të hedh gaz ndaj protestuesve.
Nëse policia nuk mundet që të sigurojë protestën, atëherë Sandër Lleshi duhet të largohet.