VIDEO E RËNDË/ Ambulanca godet qytetarin në protestë. Ja pamjet

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka publikuar një video, ku duket një qytetar i shtrirë në bulevard.

Ai shprehet se qytetari është goditur nga autoambulanca.

“Qytetarët më lajmërojnë se autoambulanca ka goditur një prej protestuesve dhe është larguar. Ambulanca tjetër ka ardhur pas 40 minutash”, shkruan Salianji.