Zbulohet kush është mjekja që u godit sot në spitalin e Lezhës

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin e Lezhës, ku një tjetër mjeke u godit në krye të detyrës.

Sipas informacioneve më të fundit, mjekja e sulmuar nga një pacient 65 vjeçar, është Jorida Petrushaj.

Mjekja u godit mëngjesin e sotëm në urgjencën e spitalit.

Ndërsa në pranga është vendosur një 65 vjeçar.

Kjo është goditja e dytë brenda një muaji që u bëhet mjekëve në spitalin e Lezhës.