Arrestohet drejtuesi i mjetit, tentoi të kalonte lendë narkotike matanë kufirit

Një shtetas shqiptar nga Shkodra është kapur në orët e fundit në Pikën Kufitare të Kakavijës në tentativë për të kaluar në Greqi, 5 kg marijuanë.

Sasia e marijuanës u kap në brendësi të automjetit tip “Mercedes Benz”

Sipas Policisë Kufitare, drejtuesi i mjetit nuk ka bërë rezistencë

Ndalimi i tij u bë në orën 6.00 të mëngjesit ku  u bë edhe shoqërimi nga forcat policore të pikës kufitare të Kakavijës.