Në protestë për fëmijët tanë dhe Shqipërinë si Europa/ Ish-deputeti apel të fortë shqiptarëve

Një prej ish deputetëve më aktivë në parlament dhe jashtë tij, Flamur Noka, përmes një postimi në rrjetet sociale, fton qytetarët ti bashkohen nesër protestës së opozitës para kryeministrisë.

Sipas ish ministrit të brendshëm, Shqipëria si e gjithë Europa, duhet të jetë motivi kryesor për të qenë nesër në ora 18:00 para selisë së qeverisë në Tiranë.

“Nesër , te shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”, shkruan Noka, teksa poston edhe një video.