Protesta e opozitës, Edi Rama arratiset nga Shqipëria

Siç ka ndodhur edhe ne protestat e kaluara të opozitës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Kryeministri, biles ai nuk do të jetë as në Tiranë e as në Shqipëri.

Këtë herë, ai nuk ka zgjedhur as Vlorën, as Beratin por shtetin arab të Kuvajtit, ku do të niset menjëherë pas takimeve që zhvilloi sot në samitin e Dubrovnikut, duke mos u kthyer fare në Shqipëri.

Kjo është hera e tretë që Edi Rama shmang fizikisht protestën e opozitës në Bulevard, duke zgjedhur kësaj rradhe një biletë avioni.