Pas sulmit me gaz në Bregun e Lumit në Tiranë, ja çfarë ka ngelur

Aksioni i tre ditëve më parë për zgjatimin e Bulevardit të Ri përfundoi me shembjen e 7 banesave. Në nisje të operacionit, forcat e rendi, ora 6 e mëngjesit, hodhën gaz lotsjellës mbi banorët, ndërsa disa prej tyre ranë edhe pre e dhunës fizike.

Shumë prej banorëve që rezistuan një ditë më parë u shoqëruan në komisariat, ndërsa katër të tjerë u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, mes tyre gra dhe të moshuar.

Por si është gjendja sot pas 3 ditësh?

Shkatërrim ngado që hedh sytë dhe banorë të dëshpëruar që mundohen të marrin diçka nga rrënojat e shtëpive të tyre.