Rama, Lleshaj & Co i shmangen përgjegjësisë për grabitjen në Rinas/ Ironia e anëtarit të Kryesisë së PD-së

Deri tani asnjë institucion shtetëror nuk ka marrë përgjegjësitë për grabitjen e para tre ditëve brenda pistës së Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Pavarësisht se u thye çdo standard sigurie në vendin që duhet të jetë më i siguri në Shqipëri dhe pavarësisht se u grabitën rreth 10 milionë euro, sërish asnjë individ apo institucion përgjegjës për këtë situatë është munduar të hedhë fajin te konçensionari i Tirana International Airport.

Në një reagim të tijin në Facebook, anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ironizon me këtë fakt duke shtuar se përgjegjës në këtë mes janë vetëm shqiptarët që paguajnë taksa.

"Për grabitjen e 8 milionëve: Kryeministri nuk mban përgjegjësi, Ministri i Brendshëm jo, Ministri i Infrastrukturës e Transportit jo, Aviacioni Civil dhe ANTA jo e jo, Polcia jo, avokati i PS, prapë jo... Përgjegjës qënkemi ne pse paguajmë taksa!”, shkruan Malltezi në reagimin e tij. /Syri.net